Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Qeveria mbyll kolegjin turk, drejtori: Vërejtje për tabelat në 4 klasa dhe mungesën e një palestre

12:53 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 132
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i kolegjit turk “Mehmet Akif”, që u mbyll me vendim qeverie, thotë se morën vërejtje për tabelat, llambat si dhe për mungesën e një palestre. Mustafa Ertekin tha se 3 muaj më parë bënë kërkesë për zhvendosje, por nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

“Vërejtja që është bërë nga komisioni i inspektorëve ka qenë për 4 klasa për pozicioni i tabelës dhe mbajtja e llambës. Ndryshimin e kemi bërë menjëherë. Ky qenka problem serioz deri në mbylljen e një institucioni. Ne jemi në shekullin 21 dhe përdorim teknologji si tabela smart që nuk kanë të bëjnë aspak me dritën natyrale. Shpresoj të na mirëkuptoni se jemi detyruar që të shkëputemi në një kohë të shkurtër. Vërejtje tjetër ka qenë mungesa e një palestre. Unë në këtë moment, në këto kushte nuk mund t’i bind as prindërit, as nxënësit që këto janë kushte për të mbyllur një institucion.

Ne jemi institucion arsimor 30-vjeçar, e dimë si duhet të veprojmë kur zhvendosemi nga një godinë në një tjetër. Në 3 muaj kemi aplikuar në ministri për të zhvendosur godinën e re. Japim shkollim që nga viti 1992. Ky institucion i ka dhënë këtij vendi mijëra maturantë të suksesshëm, doktorë e inxhinierë. Këto vajza vijnë nga çdo krahinë e vendit dhe kanë inteligjencë e sukses.

Ne kemi vepruar sipas juridiksionit, kemi aplikuar, ka bërë vizitën, por nuk na kanë thënë asgjë. Nuk kemi bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e ministrisë. Për vendimin e qeveris do kemi një konferencë shtypi, shpresojmë që nga ana legale do bëjmë çdo gjë është e mundur. Ditët në vijim do ju njoftojmë për hapat që marrim”.

kolegjit turk "Mehmet Akif"
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.