Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Qeveria paguan kurse profesionale, përfitojnë të rinj 15-29 vjeç

15:46 / May 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të rinjtë  nga  15 deri në 29 vjeç përbëjnë numrin më të lartë të të papunëve në vendin tonë.

Në fund të vitit të shkuar rreth  21.5 % e  kësaj moshe  sipas Institutit të Statistikave  nuk  kishin një punë.

Për të nxitur punësimin qeveria ka  miratuar skemën e garancisë rinore përmes të nxënit në vendin e punës.

Çdo i ri i kësaj moshe  që ka katër muaj pa shkollë apo pa punë sipas vendimit  mund të  ndjekë një kurs  të formimit profesional. Kursi zgjat  tre deri në gjashtë muaj   dhe  pjesëmarrja në gjysmën e parë të tij  paguhet me  80% të pagës minimale  ndërsa pjesa e mbetur 100%.

Pas përfundimit të kursit  i riu  punësohët për  gjashtë muaj me pagë  e pakta sa ajo minimale.

Në  rast se  kursanti  banon më shumë se dy kilometra  larg vendit të punës ai do të përfitojë dhe bonus transporti një mijë e gjashtëqind lekë në muaj.

Por për të përfituar nga ky program të rinjtë duhet  të jenë të regjistruar prej jo më shumë se katër muajsh në zyrën e punës  ndërsa  punëdhënësi  jo më shumë se gjashtë muaj, të mos ketë detyrime të prapambetura dhe të ketë  burime njerëzore dhe infrastrukturë  për të mbështetur programin.

Katër ditë të javës të rinjtë pjesëmarrës sipas vendimit të qeverisë duhet të zhvillojnë  32 orë praktike dhe një ditë teori në një prej bizneseve që  I ka dërguar Agjencia e Formimit Profesional.

Punëdhënësi ka detyrimin që të caktojë të paktën një instruktor për çdo grup  prej pesë personash I cili do të angazhohet  20% më shumë se normalisht dhe do të paguhet. Biznesi për këtë do të rimbursohet nga shteti  ashtu si për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të kursantit.

Për të rinjtë  nën 18 vjeç vendimi thotë se do të zbatohen kushtet e punësimit në përputhje me rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve në punë.

Kursi i do  të mbikqyret nga Agjencia e Formimit Profesional e cila  në përfundim tij do të  vlerësojë dhe do të pajisë  të riun me certifikatë.

Ky program parashikohet të zgjasë pesë vjet dhe të nxisë  punësimin e të rinjve të moshës 15 – 29 vjeç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.