Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre, mbështetja deri në 75% më shumë

10:41 / April 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1816
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra.

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë.

“Me kënaqësi do doja të ndaja sot dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. E para është më e rëndësishme, që është miratimi i një vendimi qeverie që rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë dhe për trajnerët e tyre.”, deklaroi ministri, sipas të cilit skema e re do të ofrojë një mbështetje më të drejtë për disa disiplina.

Gonxhja shtoi se ky vendim i ri do ketë efekt nga muaji prill 2026. Mbështetja rritet sipas tij me 75% nga 40% që ishte.

“Për t’ju dhënë më shumë shifra, rritet me 75%, pra shkon nga 45% që ishte në 70% të masës së shpërblimit mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 25% nga 40 që ishte, masa e shpërblimit për trajnerët e sportistëve elitarë. Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Për të dhënë një shembull ishte 3 mijë e 500 lekë mbështetja në ditë dhe shkon në 5 mijë lekë të reja mbështetja në ditë. Pra ofrojmë një mbështetje më të madhe, garantojmë një skemë më të drejtë për të pasur një rritje të dinjitetit të sportit, për të pasur një promovim të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, flamur kombëtar në botë dhe për të motivuar gjithmonë e më shumë sportistë të cilët të bëhen sportistë elitarë, të kapin rekorde të larta dhe të luftojnë për rezultate sa më të larta.”, shtoi më tej Gonxhja.

Qeveria shpërblimet sportistët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.