Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë, Berisha: Vetëm presioni funksionon me Ramën

13:04 / September 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 30 at 12.33.32 1082x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti dorëzim të kryeministrit Edi Rama vendimin për mosaplikimit të rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët që kalojnë fashën e 800 kilovatorëve të shpenzuara në muaj.

“Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Por, sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr, nën presion, çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Unë u tregoj disa mesazhe të qytetarëve, që më deklarojnë se po rriti çmimet, tani më lind e drejta t’u them këtyre qytetarëve, se guxoi, por nuk guxoi. U tërhoq, u palos”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij, fasha 800 KW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektronike nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor. Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama tha se rritja e nivelit të baseneve në hidrocentrale, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë për heqjen e fashës.

“Në këtë ulje të ndjeshme, ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm, ka edhe fillimi i dukshëm i një qasjeje pozitive të abonentëve familjarë, për ta kursyer energjinë. Në këto kushte, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800kw, të mos hyjë në fuqi në 1 tetor”, theksoi ai.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.