Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Qindra emigrantë në Greqi të infektuar me koronavirusin e ri

16:02 / September 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante 734x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 240 migrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, janë infektuar me koronavirusin e ri, tha të hënën Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi.

Rezultatet dolën pas testimit të rreth 7.000 personave.

Më 8 shtator, një zjarr që shpërtheu në kampin Moria të ishullit Lesbos, detyroi 12.000 migrantë të largohen prej aty, derisa autoritetet ndërtuan me shpejtësi një kamp të ri të përkohshëm. Gjashtë të rinj afganë përballen me akuza për zjarrvënie.

U desh më shumë se një javë që shumica e azilkërkuesve të ri-strehohen në kampin e ri.

Që nga marsi, kufizimet e lëvizjes në kampin Moria ishin edhe më të rrepta për shkak të pandemisë së virusit koronavirus. Ministri i Migracionit në Greqi, Notis Mitarachi, të hënën i tha parlamentit se ata që janë përgjegjës për zjarrin “do të vuajnë dënimin e tyre në Greqi dhe më pas do të dëbohen”.

Disa azilkërkues tani janë ankuar se në kampin e ri nuk kanë kushte themelore për banim.

Mitarachi tha se një kamp i ri “modern dhe i sigurt” do të ndërtohet në Lesbos – edhe pse zyrtarët lokalë e kundërshtojnë me forcë këtë veprim, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të shumicës së azilkërkuesve.

Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milion refugjatë sirianë dhe migrantë të tjerë. Në territorin grek aktualisht janë rreth 30.000 migrantë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.