Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Qori sheh ëndërra: Nëse zgjidhem kryetar bashkie, do të çoj Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme

12:40 / October 5, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, kreu i partisë Lëvizja Bashkë Arlind Qori, është i qartë me vizionin e tij për drejtimin e kryeqytetit.

Për Report Tv, Qori shprehet e bindur për përkrahjen e qytetarëve në këto zgjedhje të pjeshme ndërsa thotë se të gjithë kandidatët e tjerë që dalin si të pavarur, po presin përkrahjen e drejtuesit të PD-së, Sali Berisha.

Arlind Qori kategorikisht refuzon bashkimin me partitë e tjera opozitare, duke i cilësuar marrëveshjet e tyre si të paprincipta dhe se kanë qëllime për fitime vetjake dhe jo në dobi të Tiranës.

“Ne nuk na interesojnë aleancat e paprincipta. Koha na ka dhënë të drjetë për gjithçka që kemi vendosur. Tirana ka nevojë për qeverisje të tërësisht të re. Për të vendosur ndërshmërinë në krye të punës për vizionin të ardhmes. Ndërkohë partitë e tjera mendojnë sot për nesër ku të kapin një copë pushteti. Tirana sot dhe Shqipëria nesër të jenë të begata.

Ata që shpallen të pavarur po presin mbështetjen e Berishës. Sado kandidatë të ketë në fushë si Lëvizja Bashkë nuk ka të dytë të ngjashëm në poltikë. Cështjet që ne ngrejmë nuk i guxon askush t’i ngrejë.

Unë besoj se dukë pasur këtë qasje, do prezantojmë pas pak ditësh programin për Tiranën, do të arrijmë të bindim shumë qytetarë të na votojnë. Është shansi për çdo qytetar që është i zhgënjyer e i mllefosur.

Ne vota do të kërkojmë në të gjithë trupën zgjedhore të Tiranës. Ne nuk i ndajmë qytetarët nga origjina e tyre partiake. Nuk duam mbështetjen e oligarkëve dhe të korruptuarve. Do japim një mesazh që përkatësitë e vjetra partiake, janë të tejkaluara nga koha dhe janë një barrë e rëndë e lidhur mbi qafën e qytetarit. Kemi nevojë të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara dhe Lëvizja Bashkë është mundësia”, tha Qori.

Arlind Qori ndër të tjera tha se nëse ai zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, atëherë në Shqipëri do të ndodhin zgjedhjet e parakohshme. Në rast se këto ndryshime politike vonojnë, dhe atij do i duhet të punojnë me një shumë në Këshillin Bashkiak të PS-së, do t’i vendosë ata përpara dy zgjedhjeve.

“Unë dorën ua shtrij vetëm qytetarëve. E kam zët politkikën hipokrike që kur e shan tjetrin 50 herë, pastaj i shtrin dorën. Për mua politika duhet të jetë serioze e parimore. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështetin kandidaturën time sepse nuk e kam në etikë pazarin.

Nëse zgjidhem kyetar, brenda 1 muaji do të ketë zgjedhje të parakoshme. Nëse bëhem kryetar i bashkisë dhe ndryshimet qeverisëse vonojnë dhe do më duhet të qeveris me një shumicë të këshillit bashkiak të PS, qasja ime do të jetë propozimi në të mirë të qytetarëve dhe do të jetë përgjegjësia e Këshilli Bashkiak për t’i votuar apo jo.  Dhe i them se keni vetëm dy alternativa, ose përkrahni këto masa në dobi të qytetarëve, ose merrni me vete turpin dhe përgjegjësinë përpara qytetarëve të Tiranës.

Fitorja e PS në zgjedhjet e fundit ka qenë inorganike. Pakënaqësia është rritur. Kam parë se qytetarët po fitojnë shpresë dhe nga angazhimet e Lëvizjes Bashkë. Unë nuk bëj parashikime për rezultatin”, tha ndër të tjera Qori.

kryetar parakohshme Qori zgjedhje zgjidhem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hapja e grupkapitullit të fundit, Presidenti Begaj: Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë

11:35 / November 17, 2025

Spiropali nga Brukseli: Tashmë kemi shtëpinë tonë në misionin për në BE

10:10 / November 17, 2025

Sondazhi: 53.5% e qytetarëve pro lirimit të Veliajt pas vendimit të Kushtetueses

09:55 / November 17, 2025

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë, ecim përpara me të njëjtin intensitet

09:43 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.