Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qosja: Leksioni që i jep Tuzi politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë

22:24 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rexhep qosja 22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku Rexhep Qosja reagon dhe përgëzon fitoren e shqiptarëve të Komunës së Tuzit. Fitorja e kryetarit të komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj dhe deputetëve komunalë në Tuz është fitorja e gjithë shqiptarëve të Malit të Zi, thotë akademiku i shquar. Përmes kësaj ngjarje me kaq rëndësi ai fton politikanët si në Shqipëri dhe Koavë të mësojë prej tyre.

STATUSI I PLOTE
Shqiptarëve të Komunës së Tuzit, shqiptarëve të Hotit e Grudës, shqiptarëve të Malësisë së Madhe, shqiptarëve të Malit të Zi, gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata ua uroj Fitoren e Madhe: fitoren e shqiptarëve në Komunën e Tuzit në zgjedhjet komunale.

Malësia e Madhe kurrë s’ka qenë e madhe me sipërfaqe, por Malësia e Madhe, gjithmonë ka qenë, është e do të jetë e Madhe me etikën e saj, me atdhetarizmin e saj, me mendjen e saj, me nderin e saj, me burrërinë e saj e me shumë vlera të tjera që e kanë bërë të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, që e kanë bërë të lavdishme në sytë e gjithe atyre të huajve që gjatë historisë vizituan Malësinë e Madhe.

Malësia e Madhe u tregua e madhe me virtytet dhe vlerat e saj edhe kësaj here: u tregua e madhe me bashkimin e forcave politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi e siguroi fitoren. Por me këtë Bashkim ajo u dha mësim edhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. I ftoj pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe.

Kryetarit të komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj dhe deputetëve komunalë u uroj punë të mbarë në veprimtarinë e tyre politike për të mirën e gjithë qytetarëve të Tuzit, gjithë shqiptarëve të Malit të Zi.

Juaji vëllazërisht,
Rexhep Qosja

qoze Tuzi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.