Kryeministri Edi Rama u shpreh se ai u shkarkua pasi përtej orarit të lejuar ishin parë ende qytetarë që frekuentonin parkun. Gjithashtu kreu i qeverisë u shpreh se Tirana nuk ka gjasa të afërme për t’u kthyer në zonë të gjelbër dhe se mund të ndodhë edhe skenari për karantinim total.
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend, duke u shprehur se është shkarkuar edhe shefi i Komisariatit të zonës së Liqenit.
Në fjalën e tij i ftuar në “Opinion”, Rama u shpreh se ai u shkarkua pasi përtej orarit të lejuar ishin parë ende qytetarë që frekuentonin parkun. Gjithashtu kreu i qeverisë u shpreh se Tirana nuk ka gjasa të afërme për t’u kthyer në zonë të gjelbër dhe se mund të ndodhë edhe skenari për karantinim total.
“Tirana është zonë e kuqe. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë e fundit që do të çlirohet sepse situata nuk është premtuese. Do të shohim të gjitha analizat e marra sot dhe nesër. Mos më kërkoni të bëj të mirin. Është shkarkuar shefi i Komisariatit në zonën e parkut të liqenit sepse kishte njerëz përtej kohës së lejuar. Numrat do të na flasin. Mos u çudisni sepse mund të kthehemi prapë mbrapa! Jo se dua unë,”-tha Rama.