Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Nënë Tereza” dhe ndezën qirinj në nderim të policit të rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
“Ne jemi në zi sot. I shpreh ngushëllime familjes dhe po ashtu dua të falënderoj shtetin kosovar dhe policinë e Kosovës që e menaxhoi në mënyrë të shkëlqyer këtë ngjarje”, u shpreh ndër të tjera Malaj.
Bunjaku u vra të dielën në veri të Mitrovicës gjatë një sulmi me armë ndaj policisë nga një grup kriminelësh serbë.