Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qytetarët sërish në protestë, marshojnë drejt ministrisë së Arsimit

12:00 / November 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu siç u lajmërua ditën e hënë, qytetarët ditën e sotme, 27 nëntor, kanë dalë në protestë për herë të tretë për sigurinë në shkolla.

Qytetarët po marshojnë nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt ministrisë së Arsimit.

Më 18 nëntor, Martin Cani 14-vjeç u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi para shkollës “Fan Noli” ku studionin.

Qytetarët i kërkojnë minsitres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, që të dorëhiqet, ndërsa bëjnë thirrje për drejtësi për Martinin.

Protestës së dytë të zhvilluar nga qytetarët ditën e hënë iu bashkua babai dhe gjyshi i Martin Canit. I ati, Angel Cani me lot në sy, ndoqi thirrjet për drejtësi për të birin e vrarë.

Ndërsa gjyshi i 14-vjeçarit, u shpreh se Martinit iu prenë në mes ëndrrat. Kërkoi drejtësi, ndryshe tha se jeta e tij nuk ka më kuptim.

Protestuesit paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre deri të mërkurën, do të bojkotohet mësimi dhe do të nisin protestat në dyert e shkollave.

Kërkesat e Shoqërisë Civile

-Shtimi i buxhetit në 5% të PBB

-Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës

-Rritja dhe plotësimi 100% i shkollave me psikologë, raporti 1 psikolog për çdo 200 nxënës

-Qëndrimi nxënësve në shkollë deri në 16:00, duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat

-Zbatimi emergjent i rregullit për heqjen e telefonave në orën e mësimit

-Miratimi i legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç

-Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat

-Çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë

-Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit.

proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

“Kur njerëzit ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë ngazëllim”/ Protestat për Zvërnecin, ministri Gogu: Në një shtet ku funksionon ligji…

22:22 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Studim/Bie preferenca për djemtë në lindje!

21:44 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.