Ben Blushi është përfolur së fundmi për disa beteja me të cilat po përballet si në institucionet shtetërore dhe me persona të tjerë, prona në vende strategjike dhe me vlerë të madhe, si në Jalë apo fshatin turistik të Dardhës.
Mes rrjetit mediatik Top Media, ku ai është drejtor dhe disa portaleve të tjera gjatë muajve të fundit kanë shpërthyer akuzat e ndërsjellta për sulme, gjobëvënie, intriga, korrupsion, lidhur me këto prona.
ë fundmi në faqen e Kadastrës Shqiptare, një qytetar shkruan: “Po Ben Blushi i zgjidhi hallet e pronave? Pyes kot për një shok”. Ndërsa përgjigjen ia ka kthyer vetë kreu i Kadastrës Artan Lame, i cili ka zgjedhur që edhe këtë qytetar, si qindra-mijëra që interesohen për hallet e veta, të mos e lërë pa përgjigje.
“Me sikletin që të mos thyej ligjin e privacy-së, po ju them se disa i ka zgjidhur e disa jo, pasi është trajtuar si çdo qytetar tjetër i Republikës. AL.