Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qytetet ku do rishikohen tarifa e ujit 

15:04 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ujesjelles kanalizime 810
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri ujësjellësish do të pasohet me rishikimin e tarifave të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotur.
Referuar marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ujësjellësi i Durrësit, tashmë përfshin edhe Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën; ujësjellësi i Korçës, ka në përbërje edhe Devollin, Ersekën, Maliqin dhe Pustecin, ndërsa Ujësjellësi i Pogradecit është bashkuar me Prrenjasin. Aktualisht, në secilin prej këtyre qyteteve aplikohen tarifa të ndryshme për ujin e pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotur.

Ndërkohë që, me krijimin e Ujësjellësve të bashkuar, shoqëritë e reja do të duhet të aplikojnë pranë Entit Rregullator të Ujit për tarifa të reja, teksa në fillim të vitit ky dikaster miratoi edhe metodologjinë e re të përllogaritjes të tyre nën metodën “çmimi tavan”, që parashikon që nga pagesat e ujit, të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit. Ndërkaq, paralelisht me ndryshimin e tarifave, një tjetër objektiv i reformës së ujit është edhe hartimi i programit për administrimin e borxheve, ku ndër të tjera përfshihet administrimi eficent i borxhit përmes marrëveshjeve të shlyerjes të dakordësuar me konsumatorët debitorë.

Një skemë e ngjashme u ndoq edhe në reformën e energjisë elektrike, ku klientët debitorë nënshkruan aktmarrëveshje me OSHEE-në për likujdimin me këste të faturave të papaguara. Riorganizimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve parashikon krijim e 15 Subjekteve me Kompetenca të Përbashkëta, nga 58 kompani që janë aktualisht, teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zotërojë 51% të aksioneve. Gjithsesi, për krijimin e tyre nevojitet dakordësia e të gjitha bashkive, duke qenë se do të duhet të heqin dorë nga aksionet që zotërojnë aktualisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.