Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Qytetet që kanë balancimin më të mirë në botë të jetës personale me profesionale

14:31 / September 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
large ZC PJ7Iu9ijP5yYycTzIUlWUSMUNyDi4KfnJxiFe7r4 e1569831565395
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjetja e kohës për vetveten gjatë një jave stresuese me punë nuk është detyrë edhe aq e thjeshtë. Por në disa vende kjo është më e lehtë sesa në tjerat sugjeron një studim i ri.

Kompania e sigurisë “Kisi” ka kryer anketime në 40 qytete të botës për të zbuluar se ku banorët e kanë balancimin më të mirë të jetës profesionale me atë personale, duke i marrë parasysh faktorët si orari i punës, pushimi vjetor, mirëqenia, të drejtat civile, etj.

Sipas tyre, këto janë tri qytetet më të mira në botë për një balancim të tillë:

1: Helsinki, Finlandë

Banorët e Helsinkit e shijojnë balancimin më të mirë në botë të jetës profesionale me atë personale, ku mesatarisht punojnë 40 orë në javë dhe u nevojiten vetëm 26 minuta kohë për transport në punë.

Pushimi vjetor minimal është 30 ditë, i cili është më i larti në çdo shtet të anketuar.

Helsinki po ashtu ofron pushim të majmë me pagesë të lehonisë, i cili është i gjatë 1,127 ditë.

2: Munihu, Gjermani

Munihu është qyteti me më së paku stres. Orari mesatar i punës është vetëm një orë më i gjatë sesa në Helsinki dhe koha e transportit është vetëm 1 minutë më e gjatë.

Pushimi minimal vjetor është vetëm 20 ditë, megjithëse shumica e punëtorëve zakonisht pushojnë 30 ditë. Lehonat po ashtu mund t’i marrin 406 ditë pushim.

3: Oslo, Norvegji

Nga qytetet e anketuara, banorët e Oslos punojnë më së paku në javë (38.9 orë) dhe vetëm një përqindje e vogël e tyre punojnë më gjatë se 48 orë.

Qyteti u ofron punëtorëve pushim gjeneroz të lindjes dhe po ashtu njihet për barazinë më të madhe gjinore nga të gjitha qytetet.

Ndër tjerash, Oslo prin edhe sa i përket qasjes në shërbimet për shëndetin mendor. 

Profesionale qytetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zegjine Caushaj, një nga emrat trending në 2025”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

23:01 / December 30, 2025

Qytetarët po blejnë gjithnjë e më shumë makina SUV, qytetet marrin masa

10:08 / December 3, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.