Qyteti piktoresk i Presicce në rajonin me diell të Pulias në Itali ofron deri në 30 mijë euro për ata që blejnë një banesë të zbrazët dhe zhvendosen atje për të jetuar.
Ashtu si pronat e tjera të lira në shitje në të gjithë Italinë, ato janë braktisur prej kohësh nga pronarët e tyre.
Bashkia ka nisur tashmë skema të tjera për të joshur më shumë banorë, duke përfshirë përfitimet tatimore për të ngritur aktivitete të reja biznesi, si dhe bonuse për familjet me fëmijë.
Për t’u kualifikuar për stimujt 30 mijë euro, blerësit duhet të marrin rezidencën në Presicce dhe të blejnë një nga pronat e ndërtuara përpara vitit 1991, të cilat janë hartuar nga autoritetet.
Çmimet e banesave nisin nga 500 euro për metër katror. Rreth 25,000 euro duhet të mjaftojnë për të siguruar një banesë prej 50 metrash katrorë që ka nevojë për disa riparime.