Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Qyteza e së ardhmes në Japoni, do ndërtohet nga arkitekti i “Teatrit Kombëtar”

10:23 / January 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
81856313 476410406635668 4488491448546623488 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, projektuesi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë i është besuar një nga projektet më inovatore në Japoni në fushën e arkitekturës.

82507798 560803534767045 7332230226266554368 n 1

Një qytet i ri, jo vetëm si ndërtim por edhe si koncept dhe mënyrë jetese, do të ndërtohet afër malit të shenjtë Fuji, në Japoni. Një qytet që e prodhon vetë energjinë që i duhet, nuk ndot ambientin sepse çdo mjet transporti funksionon me energji diellore dhe hidrogjen, e gjitha e lidhur në rrjet.Nuk është një fantazi e shekujve të ardhshëm, por projekti konkret i kolosit të automjeteve japoneze Toyota, në bashkëpunim me një nga arkitektët më të famshëm në botë, danezit Bjarke Ingels.

Projekti u prezantua në Las Vegas nga vetë arkitekti, i njohur në Shqipëri edhe si projektuesi i përzgjedhur fillimisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, bashkë me CEO e Toyotës, Akio Toyoda.Qyteza, që mund të mbajë fillimisht rreth 2 mijë banorë, do të zhvillohet në një perimetër rreth 70 hektarë ku më parë ndodhej një fabrikë tekstile, nga e cila do të trashëgojë emrin: Woven City.

Pjesë e mirë e banorëve do të jenë punonjës të Toyotës, por edhe shkencëtarë që do të duan të eksperimentojnë në terren si mund të zhvillohen qytetet e të ardhmes.
Mjetet e transportit do të jenë kryesisht të automatizuar dhe pa drejtues, ndërkohë që pjesa më e madhe e godinave do të jetë e ndërtuar me dru dhe xham, të ngrohur nga çati që do të përbëhen nga panele diellore. “Është pjesë e përgjegjësive të kompanive të mëdha si e jona të japim kontributin për të shndërruar planetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar”, deklaroi Toyoda.

81902327 2724444937673334 2197795483315863552 n

Arkitekti me famë botërore, i cili ka projektuar Teatrin e ri Kombëtar, Bjarke Ingels që drejton një nga kompanitë më të njohura në botë në fushën e arkitekturës “Bjarke Ingels Group”, ose siç njihet shkurt BIG, që e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe Nju Jork, dhe përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues. Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Edhe projekti për Teatrin e ri Kombëtar nga Bjarke Ingles ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për publikun, i cili mund të ndeze imagjinatën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.