Presidenti Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin:
“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.
Hoxha u vra në krye të detyrës një ditë më parë gjatë operacionit antidrogë në Lezhë, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ky i fundit u vetëplagos dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.

