Një numër i lartë udhëtarësh është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës, duke krijuar radhë të gjata.
Raportohet se në Qafë Thanë janë krijuar radhë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike. Sakaq, po punohet me 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.
Ndërkohë, në Kapshticë shkak është bërë mosfunksionimi i rrjetit.