Situata në pikën kufitare të Kakavijës vijon të jetë e rënduar.
Gjatë natës është shtuar edhe më shumë radha kilometrike e mjeteve dhe mijëra qytetareve që presin të kthehen në Greqi pasi kanë qënë me pushimë ose kanë vizituar të afërmit e tyre në Shqipëri.
Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Dom Gjergj Meta ku shkruan se paskemi qenë për gjynah.
“Rradhët kilometrike në Kakavijë janë:
Rradhë kovidi
Rradhë arrogance
Rradhë shpërfilljeje
Rradhë pazotësie
Rradhë dështimi,
Por mbi të gjitha janë rradhë ikjeje…
Sa për gjynah paskemi qenë…”
Qindra njerëz me mjetet e tyre e kanë kaluar natën duke pritur në radhë, një situatë kjo vërtet e rëndë pasi shumë prej qytetareve në pritje janë me fëmijë.
