Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 ‘Rai 3’/ Përfitoi 30 mijë ha tokë në Vlorë, gjenerali i Guardia Di Finanza i “dashuruar” me narkotrafikantët shqiptarë

09:46 / February 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
175 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Televizioni italian “RAI 3” ka publikuar në një kronikë të ditëve të fundit fakte për trafikun e drogës në Shqipëri. Në kronikë flitet për një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL, i cili pas daljes në pension drejton një shoqatë kulturore italiane që operon në Shqipëri.

Sipas kronikës, shoqatës që në letra rezulton e themeluar nga dy italianë me kombësi shqiptare i janë dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i është dhuruar shoqatës nga “Artur Shehu, një qytetar shqiptar që aktualisht jeton në SHBA dhe është hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita (mafia italiane) dhe investimeve të saj në Shqipëri”.

I pyetur nga gazetari italian në telefon, gjenerali tashmë në pension, që identifikohet me emrin “Lisi” thotë se në kohën kur ishte dhuruar prona nuk ka pasur dijeni për problemet ligjore që mund të ketë pasur dhuruesi.

Dritan Zagani, ish-polici që ndodhet në azil politik në Zvicër, në një postim në Facebook thotë se gjenerali ka lidhje të forta me narkotrafikantët dhe sipas tij ka pasur rol kryesor në shumë zhivllime në Shqipëri. “Kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës!”, shkruan Zagani.Kronika e ‘Rai 3’/ Përfitoi 30 mijë ha tokë në Vlorë, gjenerali i Guardia Di Finanza i “dashuruar” me narkotrafikantët shqiptarë

Postimi i Dritan Zaganit

“Loja filloi…!
Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve, çfarë detyrë kishte në vitit 2014 kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pisllëqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe ke solli aty pasi iku Poggi, po ai pse iku me pare se te merrte detyrën etj, etj pikëpyetje që akoma s’kanë një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe me gjere, por me në fund po fillojnë të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3.
Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumente te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi,kush është ky njeri që me forcat e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!
Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.