Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

RAI News: Tirana destinacioni i preferuar i turizmit dentar për italianët

14:10 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gremi Clinic 2 750x500 1 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana është destinacioni i preferuar për italianët, madje edhe për turizmin dentar, shkruan RAI News.

‘Një biznes në lulëzim, madje edhe në epokën e Covid-19, me protokolle kundër infektimit dhe masa shumë strikte të sigurisë.

Shëndeti dentar nuk ndikohet nga kriza, të paktën në Shqipëri.

Këtu, në dy muajt e fundit biznesi ka vazhduar të rritet ndjeshëm përkundër pandemisë.

Ndërsa në Itali koronavirusi ka çuar në një bllokim të plotë të sektorit, me klinika dentare të mbyllura dhe profesionistë të detyruar të merren vetëm me raste jashtëzakonisht të rënda, në Tiranë kolegët e tyre vazhdojnë të punojnë me flukse gjithnjë e më të larta të pacientëve, shpesh të ardhur nga Italia, që kanë zgjedhur kryeqytetin shqiptar për mikpritjen dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Ndër elementët më të suksesshëm duhet të nënvizojmë një model inovativ të “turizmit shëndetësor”, i cili në Shqipëri, ndryshe nga realitetet avangardë si Dubai apo India, është zhvilluar në mënyrë horizontale.

Afërsia gjeografike dhe kursimet deri në 50% në kujdesin e dhëmbëve do të thotë që gjithnjë e më shumë italianë vendosin të fluturojnë për në Shqipëri për shëndetin e tyre të dhëmbëve.

Kosto e ulët, por me cilësi të lartë shërbimesh: një kombinim që i ka lejuar këtij vendi të mbijetojë edhe krizën postCovid-19, duke ecur kundër së tashmes dhe duke rritur më tej biznesin e tij’, përfundon RAI News./ATA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.