Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për mediat austriake edhe për jetën e tij si artist. Rama therkson se për shkak të kohës, pasionin e tij e ushtron gjatë kohës që është në zyrë.
Ju jo vetëm që keni qenë kryeministër prej shumë vitesh, por jeni artist edhe prej shumë kohësh. Dëshironi të pikturoni?
Rama: Për arsye kohe, artin tim e bëj kryesisht në zyrën time. Unë kam një galeri në Berlin që ofron veprat e mia. Ajo kujdeset edhe për ekspozitën e pikturave dhe skulpturave të mia. Nuk kam kohë për këtë.
