Kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë të lidhur në tre ngjarje të rëndësishme me njëri-tjetrin. Sipas Ramës ato janë lidhur me ngjarjen e rëndë të detit, korrupsionin në Rrugën e Kombit dhe ngjarjen e rëndë të 21 Janarit.
“Janë të lidhur me ngjarjen e rëndë të marrëveshjes me detin, të 21 janarit dhe korruspionit në Rrugën e Kombit. Tani po rikthehet në sytë e opinionit se kush e kishte fajin. Është një histori e tërë babë e birë, jo në formën e një atë vrasje të qartë, por në formën e një zhvillimi. Janë të dyja palët në një gënjeshtër të madhe dhe po përpiqen që t’i shesin publikut diçka që nuk është e vërtetë. Nuk i dëgjon njeri.”- tha Rama.