Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, duke i quajtur ata si “humbësa pa pikë dinjiteti”. Në një video mesazh në Facebook, Rama thekson se hapja e barkut kundër Shqipërisë sipas Ramës dëmton vendin dhe i shkon për mbarë atyre që nuk na e duan të mirën.
Më tej kryeministri ka sulmuar edhe Bashën, teksa tha se në marrëveshjen që bënë bashkë kishin rënë dakord që të njihnin rezultatin dhe të mos shanin Shqipërinë në gjuhë të huaj.
Kryeministri tha se PD dhe LSI po përgatiten për një humbje të thellë. Ndërkohë që akuzoi LSI-në se është partia që ka shpikur shitblerjen e votës serioze.
“Janë humbasa pa pikë dinjitet, të gatshëm ti lënë Shqipërisë faturën për dështimin e tyre.
Asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme. Shtëpia nuk është skemë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes. Bota s’ka as ngenë dhe as përgjegjësinë për punët që s’na shkojnë mirë.
Hapja e kapakut dhe barkut u shkon përshtat atyre që s’ja duan të mirën Shqipërinë. Intervistat e paguara si ajo e Luzlim Bashës veçse e bëjnë qesharak dhe e bëjnë të duket Shqipëria si një shtëpi fshati që ke frikë ti afrohesh se ka një qen. Kur nënshkruam marrëveshjen me Bashën i dhashë çdo gjë dhe i kërkova vetëm dy gjëra, që nuk kontestohet rezultati dhe nuk flitet keq për vendin në gjuhë të huaj. Por këto avulluan.
Një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI. Po të mos ishte LSI nuk do të kishte shitblerje të serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët dhe bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq.
Akuzave të sharjes i janë shtuar kërcënimet, po dhuna nuk e ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, madje i forcon sepse i jep të drejtë mbase dhe aty ku nuk kanë. Po dhuna dëmton imazhin dhe ekonominë vendit. Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Kavajës etj.. janë bërë kryesisht rroga dhe me ta paguhen turistët e rrugës së opozitës. Mua më vjen keq kur të huajt pyesin se si ka mundësi që opozita e nënçmon vendin kur dëgjojnë Bashën që thotë “il problemo il problemo”. Çdo shqiptarë që nuk e do këtë qeveri duhet të di se kur bashkohet me turizmin rrugorë të opozitës nuk i bën mirë, por i bën keq Shqipërisë.”, thekson Rama.
