Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.
“Ne kemi një skuadër, që sot u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin. Kemi një skuadër, që të gjitha moshat, të dyja gjinitë, por në mënyrë të posaçme gratë dhe vajzat kanë mundësi të gjerojnë veten dhe të votojnë për veten ashtu sikundër si asnjëherë më parë, PS ka një skuadër që edhe më të rinjtë janë të mirë përfaqësues. Ka dhe një karakteristikë të re, të shumëpritur për mua, që në skuadrën e 11 majit ne kemi në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë ose më të shkurtër kanë parë se sa pa lidhje dhe sa e kotë është të besoj se mund të bëhet diçka e mirë për vendin dhe njerëzit duke dalë dhe kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh. PS është shumë më e gjerë se vetja, se s perimetri i anëtarësisë së vet dhe është shumë më e gjerë se sa shumëkush nga brenda nesh seç e percepton, sepse në fund të ditës jemi mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë dhe me votën e Diasporës mund të shkojë rreth 1 milion”, tha ai.