Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama, batuta me Grenoff: Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve

18:03 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1 3 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë, nuk la pa ironizuar edhe deklaratat e opozitës, e cila herë pas herë e akuzon se po abuzon me veprat publike.

“Do përpiqem të flas sa më shkurt për shkak se së bashku me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim duhet të gllabërojmë edhe teatrin e Operas, Butrintin e gllabëruam sic e dini, pazarin e Korçës, pazarin e ri këtu në Tiranë, stadiumin Qemal Stafa mbase nuk e dini, por e kemi gllabëruar dhe shumë akte të tjera nga këto që do të dalin në dritë besoj”, tha kryeministri Rama.

Ndërsa për Drejtuesin e Fondacionit, Michael Grenoff, po me ironi Rama i tha se “mirëserdhe në klubin e të korruptuarve”.

“Me një cikël punësimi të të rinjve që është një cikël i ri që iu garanton punësim cilësor pa qenë të detyruar të lëvizin nga shtëpia. Por duke u integruar në tregun global. Duke ofruar dijet e tyre për kompani kudo në botë. Sot kemi një numër të rinjsh që e bëjnë këtë.

Janë të rinj të talentuar, të angazhuar në këtë punë. Shembulli i tyre është frymëzim për ne që ta kthejmë në lëvizje. Patjetër që do ia dalim përsa kohë kemi partnerë si fondi që bën një rrugë e dy punë, edhe i gllabëron këto pasuruitë tona dhe i bën që pasuritë tona të dalin në dritë dhe të përfitojnë të gjithë. Dhe shqiptarët që dëgjojnë këto dy çështje, e ndajnë mendjen se çfarë janë. Meqenëse çështja e Butrintit doli fuqishëm në këtë kohë, doja t’i bëja një urim publik sepse më në fund u pagëzua si i korruptuar. Kisha kohë që e prisja që të merrte këtë pagëzim. Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve dhe kriminelëve, dhe shpresoj që të ndiheni më mirë dhe më i rritur”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.