Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke gjatë takimit të sotëm.
Ndërsa e falënderoi për mbështetjen që ka dhënë për Shqipërinë, ai u shpreh se nëse ngelet pa punë, do ta gjejë një vend gjithmonë në vendin tonë, vetëm postin e kryeministrit jo.
Rama theksoi se ajo që Ropke ka ndërtuar “shpresoj se nuk do të shkatërrohet, por do të shërbejë si themel”.
Rama: Do të doja të isha një sindikalist, por do të isha dhimbja më e madhe e kokës së qeverisë. Ropke është një prej miqve më të veçantë të Shqipërisë, jam i sigurt, fati më i mirë që na ka rënë, ai shpejt do të zëvendësohet, por ajo që ka ndërtuar shpresoj se nuk do të shkatërrohet por do të shërbejë si themel.
E them gjithmonë që kur kthehesh në të shkuarën e Shqipërisë dhe përpiqesh të gjesh se kush ka pasur një të shkuar të krahasueshme me tonën do të duhet të dalësh jashtë Evrope për ta gjetur këtë, ka ngjashmëri me vende ku Evropa dhe bota perëndimore ka dashur të ndryshojë rrjedhën e historisë, Afganistani, Iraku, këto ndërhyrje kanë dështuar, këto vende nuk kanë bekimin të jenë në mes të Evropës dhe të jenë në BE, në derën ngjitur që u jep dijen se si ndërtohet një shtet demokratik, dihet shumë mirë, pa BE jam i sigurt se mbështetur në historinë tonë nuk do të ishim në gjendje të jemi këtu ku jemi sot.
Kemi ende shumë për të bërë, BE duhet të ngushëllojë veten dhe të tjerët për dhimbjet që duhet të përballesh kur të merresh me BE. Të duhet ta kalosh, po ia dalim me sukses në përballimin e dhimbjes. Faleminderit president Ropke që keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit të Brukselit për ne. Nuk e di se cila do të jetë puna juaj e ardhshme por të jeni të sigurt se Shqipëria do t’ju japë një punë, nëse Brukseli do të hakmerret e t’ju lërë pas dore, mund t’ju ofroj një punë përveç times.