Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rama: Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë të reja s’paguajnë asnjë taksë e TVSH

15:22 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 6 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga korriku me hyrjen në fuqi të vendimit biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguan tatim fitim.

Po ashtu ai thotë se bizneset me nën 10 milionë lekë te reja xhiro vjetore, nuk do të ketë as tatim fitim dhe as TVSH, dhe tashmë një shqiptar mund ta nisë nga zero dhe jo me taksa një biznes të ri të vogël.

Rama e cilëson këtë masë agresive në mbështetje të biznesit të vogël, dhe unikale në Rajon. Ai kujton se në qeverinë e mëparshme bizneset e vogla paguanin tatim mbi fitim + TVSH, si dhe një taksë për pushtetin vendor.

Ky projekt-ligj është miratuar në korrik në Kuvend dhe hyn në fuqi në janar të vitit që vjen, deri në 2029.

”Masë agresive mbështetje, unikale në rajonin tonë. Përkon me zotimin për të mbështetur çdo kënd që krijon vende pune për veten, familjen dhe të tjerët. Dhe që bëhet pjesë e komunitetit të biznesit të vogël.

Thjesht dhe shkurt. Sot me vendim të Kvuendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, zero.

Ndërsa bizneset e vogla deri në 10 mln lekë të reja s’paguajnë TVSH, zero.

Këtë mbështetje dhe kornizë në Shqipëri e ka si i vetmi pa taksa dhe pa TVSH deri në 10, pa taksa dhe me TVSH deri në 14 mln lekë të reja.

Të gjithë anëtarët e komunitetit të biznesit të vogël, paguanin 10% tatimin mbi fitim. Rreth 60 mijë tatim pagues. Këto biznese jo vetëm paguanin 10%, por edhe një tjetër për pushtetin vendor.

Tatim i 2-fishtë, që më pas në periudhën tonë filloi të zhbëjë deri sa vijnë në këtë moment që është historik , supernxitës për ata që merren me biznes të vogël, apo duan të krijojnë punë e 0 taksë dhe 0 tvsh, deri në 10 milionë lekë të reja, dhe vetëm TVSH deri në 14 milionë lekë të reja.

Shifër domethënëse është se shteti dhe qeveria i ka marrë biznesit të voglë nag 2006-2013, 19 miliardë lekë tatim. Ndërsa nga 2014-2019, biznesi i vogël ka paguar vetëm 5.3 miliardë, ky është fakt. ”- tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.