Kryeministri Edi Rama tha se brenda majit vendi do të jetë i hapur plotësisht, duke bërë të ditur se do të hapen kufijtë dhe se po përgatitemi për sezonin turistik.
Duke folur në Kuvend, Rama tha se vala tjetër mund të jetë më e rëndë se ajo që kaluam, dhe qeveria e tij po përgatitet për këtë.
“Vala tjetër do të jetë më e rëndë se sa ajo që kaluam, edhe për ne, sikur të përsërisim të njëjtat gjëra. Do të hapemi por jo si tek teatri, si tek teatri ku papritur u turrën turma si sheshi tek përsheshi, turma e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej dy vjetësh e gjysëm atë godinë si kështjellën prej ku do të organizonte sulmin final vendimtar mbi dhe mbi regjimin”, tha ai.
