Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama, Bushati dhe Veliaj në mbështetje të Edison Memollës në Rrogozhinë

18:15 / March 3, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f03ce5e0 c130 4ce7 9376 26d432ac85e8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave të Rrogozhinës që të mbështesin kandidatin socialist për këtë bashki, Edison Memolla.

Gjatë takimit ku ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, Veliaj ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë aktive e politikës ndërsa theksoi se PS është një parti e hapur për prurje të reja.

“Ndoshta angazhimi në politikë është një mënyrë për të shkuar një cikë më shpejt, për ta bërë një cik më cilësore kritikën, për ta bërë ndoshta më të arritshëm rezultatin që ti do në fund të asaj proteste, ose të atij aksioni. Ka qenë ajo valë ku unë dhe Ditmiri u bashkuam me PS, dhe ajo që kam dashur gjithmonë për Partinë tonë edhe arsyeja pse e dua kaq fort këtë forcë, është se nuk është më një valë, është një derë e hapur si ato dyert e hoteleve, që gjithmonë rrotullohen dhe gjithmonë mund të futet dikush”, tha Veliaj.

Veliaj i ftoi  të rinjtë e Rrogozhinës që t’i bashkohen Partisë Socialiste, si e vetmja force politike që i çon punët deri në fund.

 “Nëse dikush thotë unë nuk merrem me politikë, po unë jam aktivist mjedisor. Kryeministri sapo ka çuar një letër në çdo familje për këshillimin kombëtar, ku një nga pyetjet është: je aktivist mjedisor? Por edhe kjo varet nga politika. Dhe pyetja është, duhet të vihen gjoba edhe për një njeri që lë plehrat në ashensor, që i hedh nga dritarja. Edhe për një ndërtues që i hedh dherat kudo? Dikush tjetër thotë po unë e di çfarë, nuk e kam lidhur fare fatin me Shqipërinë, se mua më vijnë lekët nga jashtë. Edhe për këtë është një pyetje në pyetësor, sepse edhe kjo ka të bëjë me politikën. Duam ne që emigrantët t’i sjellin lekët? Ato që mund të kenë kursyer poshtë dyshekut në Itali ose Greqi edhe t’i sjellin këtu pa taksa, pa 100 pyetësorë, pa 100 hetime, dhe të kenë mundësi t’i sjellin. Edhe kjo ka të bëjë me politikën. Dikush tjetër thotë, po jo more unë nuk merrem fare me këto, se unë punoj në privat. Punon në privat, edhe kjo ka lidhje me politikën. Një nga pyetjet e pyetësorit është, a është normale që të ketë tjetër bilanc kompania në letrat e shtetit, në taksa dhe të ketë komplet tjetër bilanc kur vjen puna tek ajo që të jep në dorë? Kështu që çdo gjë ka lidhje me politikën. Do merremi me ilustrime të problematikave, apo ndoshta e kemi një rrugë të shkurtër efiçente dhe që gjithmonë qëllon në shenjë, që është Partia Socialiste”, u shpreh Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.