Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama: Deputetët të marrin uniformën e pastrimit e të dalin në terren

14:50 / May 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka folur nga Vlora, ku ka përshëndetur dhe falenderuar të gjithë mbështetësit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, të cilët votuan për kandidatin e tyre si kryebashkiak.

Rama në fjalën e tij, Rama ka theksuar se është e rëndësishme që kryebashkiaku të jetë në shërbim të qytetarëve dhe nuk duhet që për asnjë arsye të mbyllë derën askujt, por ta sqarojë se problem që mund të ketë secili mund të zgjidhet për një afat të caktuar kohe.

“Edhe shteti më i madh dhe i pasur nuk i plotëso dot nevojat e njerëzve jo më një shtet si Shqipëria dhe bashkitë e saj. Po ka një gjë të vetme se nëse një përfaqësues i popullit mund t’jua plotësojë. Atë siç thotë populli ynë hallin nuk ma zgjidh të paktën ma qaj. Njerëzve nuk mund tu mbyllesh derën, por duhet tu japësh detaje, kjo bëhet sot, kjo nuk bëhet sot as nesër, kur dikush na e qan një hall mundohemi ti japim zgjidhje”, ka thënë Rama

Në fjalën e tij, kryesoicialisti ka kërkuar nga kryebashkiaku i ri që së bashku me çdo punonjës në bashki, madje duke përfshirë edhe deputetet të nisin nga puna dhe të pastrojnë çdo cep të qytetit bregdetar.

Sipas Ramës, deputetët në gusht nuk kanë parlament, ndaj duhet që të marrin një uniform pastrimi dhe të jenë në terren për të pastruar Vlorën nga çdo mbetje.

“Është koha që të nisim nga puna dhe Ermali të marrë në krahë të gjithë ato që duhen marrë në krahë që ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë por jo vitin tjetër po duke filluar nga ky sezon dhe nga momenti i betimit, çdo ditë dhe çdo natë me të gjithë të tjerët në bashki, qoftë të pastrimit apo planifikimit të dalin të pastrojnë Vlorën, bashkë me deputetët se nuk keni parlament në gusht, merrni një uniformë pastrimi punoni 8 orë me ndërmarrjen e pastrimit. Vlora duhet që të pastrohet nga çdo mbetje dhe kazanët e plehrave nëpër qytet që janë turp dhe nuk justifikohen me asgjë se nuk është Kina, pavarësisht se është një qytet i madh, një pëllëmbë vend është nuk mund të jetë në atë gjendje. Së bashku do të bëjmë punë akoma më të mëdha, bashkia e Vlorës do të futet në një marsh tjetër”, është shprehur ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.