Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin

08:11 / February 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8665
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, kanë propozuar një qasje të re për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një opinion të përbashkët të botuar në të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dy liderët sugjerojnë një “rrugë realiste” drejt Bashkimit Evropian, duke zhvendosur fokusin nga anëtarësimi i plotë te integrimi në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Schengen.

Në shkrimin e tyre, Rama dhe Vuçiç nuk këmbëngulin për një afat të shpejtë anëtarësimi në BE, por propozojnë përfshirjen e vendeve kandidate të përgatitura në tregun e përbashkët dhe në lëvizjen e lirë të zonës Schengen. Sipas tyre, kjo do të sillte përfitime të menjëhershme për qytetarët dhe ekonomitë respektive, ndërkohë që do të forconte edhe pozitën ekonomike dhe gjeopolitike të vetë BE-së.

Dy udhëheqësit shprehin zhgënjim për mungesën e zgjerimit të BE-së që prej vitit 2013, duke e cilësuar realitetin aktual si dekurajues për rajonin. Ata theksojnë se Ballkani Perëndimor përfaqëson një “vijë të re fronti për investime” dhe argumentojnë se Brukseli duhet ta shohë rajonin si një hapësirë strategjike në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike.

Në opinionin e tyre, Rama dhe Vuçiç pranojnë se brenda BE-së ekzistojnë dy objektiva që shpesh duken të ndryshme: nga njëra anë, vendet kandidate kërkojnë një rrugë të qartë dhe të besueshme drejt anëtarësimit të plotë; nga ana tjetër, shtetet anëtare synojnë të ruajnë funksionalitetin, unitetin dhe aftësinë vendimmarrëse të Unionit.

Si zgjidhje për këtë dilemë, ata propozojnë integrim të përshpejtuar në tregun e përbashkët dhe në zonën Schengen, pa ndryshuar arkitekturën institucionale të BE-së. Sipas idesë së tyre, ky model nuk do të nënkuptonte të drejtë vetoje për vendet kandidate, as emërim komisionerësh të rinj, as shtim deputetësh në Parlamentin Evropian apo ndryshime në mekanizmat e votimit. Një formulë e tillë, argumentojnë ata, do të ishte më e pranueshme për vendet anëtare që hezitojnë përballë një zgjerimi të ri dhe do ta bënte më të lehtë shpjegimin e procesit para opinionit publik evropian./Top channel

BE Edi Rama letër tregun schengen vuçiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.