Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama e Balluku inspektojnë akset Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi: Të hapura përkohësisht për të lehtësuar fluksin e lartë

14:45 / July 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RAMA A 750x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar këtë të enjte akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi, të cilat janë hapur. Puna në këto akse vijon akoma por janë hapur për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve këtë periudhë.

Këto rrugë të reja shkurtojnë ndjeshëm kohën e udhëtarëve drejt bregdetit në jug të vendit por njëkohësisht ulin edhe ngarkesën në qarkullimin automobilistik. Kreu i qeverisë thekson se këto dy akse të reja në bregun jonian do të përfundojnë tërësisht punimet në qershor të vitit 2024.

“Segmenti Orikum-Dukat është akoma është në kushtet e kantierit. Është një nga segmetnet më të rëndësishëm pasi lidh bypassin e Vlorës dhe hyrjen e tunelit dhe më pas për t’u lidhur me segmentin tjetër që e kemi hapur gjithashtu, segmentin Palasë-Dhërmi.

Është një paketë që përfundon me të gjithë elementet pavarësisht se kemi filluar të bëjmë edhe pjesën estetike, për ta sjellë në të njëjtën pamje. Të gjitha këto kantiere përfundojnë në qershorin e vitit 2024 për t’u dorëzuar për përdorim nga të gjithë qytetarët.“, theksoi Balluku.

Segmenti i ri Palasë- Dhërmi do e përshkojë rrugën për 7 minuta, duke shkurtuar me 20 minuta rrugën e vjetër. Gjithashtu ky aks do të ketë një korsi të dedikuar tre metra të gjerë, që do të përdoret për këmbësorët, biçikletat dhe një pjesë për të lëvizur mjetet drejt zonave të banuara.

“Edhe segmenti Palasë-Dhërmi është i përfunduar, i hapur për të gjitha mjetet. Kemi akoma grupet e punës që merren me pjesën e bimësisë, me të gjitha veprave të artit dhe duhet parë gjithashtu se kemi edhe një korsi në krahun e djathtë.”, theksoi ministrja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.