TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Vëllai i reperit e qëlloi dhe i ndejti te koka teksa përpëlitej, Më pas i drejtoi armën dhe policisë…

12:17 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Makina me targa greke hyn kundravajtje, shkakton “kaos” në aksin Fier- Patos

11:53 / May 28, 2022

Rexhep Qosja: Për ata që tregojnë përralla me Enver Hoxhën, për të lodhurin Sali, për Ramën, Kurtin dhe rolin unik të SHBA-ve

11:45 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Rama e nis Vetting-un nga të vetët, letër kryeprokurorit: Heto deputetët socialistë

18:42 / April 21, 20172 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përpara se të shpallë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit, Edi Rama nis vettingun e grupit aktual parlamentar.

Burime brenda Partisë Socialiste i thanë Top Channel se Rama u ka ngarkuar drejtuesve të 12 qarqeve listat e deputetëve, si dhe ka kërkuar më shumë gra e të rinj si asnjëherë tjetër.

Por përpara konfirmimit të deputetëve aktualë, kreu i selisë rozë ka vendosur ta kalojë në sitën e Adriatik Llallës të gjithë grupin e tij parlamentar. Ai i ka nisur një letër prokurorit të përgjithshëm që i kërkon verifikimin e të gjithë deputetëve aktualë.

Siç shkruan Rama, Partia Socialiste, si forcë kryesore, është e angazhuar shumë seriozisht për fuqizimin e konsolidimit të besimit në popull, duke filluar që nga deputetët.

Ndaj në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, Rama i kërkon që të marrë në konsideratë këtë kërkesë për të kryer verifikimet e të gjitha të dhënave të deklaruara nga deputetët e PS dhe të dërgojë një përgjigje përpara 29 prillit, ditës kur në KQZ do të dorëzohet zyrtarisht lista me emrat e kandidatëve për deputetë.

Nuk dihet nëse në listën bashkangjitur, e cila është top sekret, Rama ka përfshirë edhe kandidaturat e mbledhura nga drejtuesit e qarqeve. Por selia rozë konfirmon se lista e 29 prillit do të ketë kaluar më parë në filtrin e vetëpastrimit total.

Burimet thonë se fshesa e këtij vettingu surprizues do të kalojë mbi gjithë deputetët aktualë e të rinj të PS. Mësohet se ky vetting ka edhe një “prokuror” tjetër në selinë rozë: Gramoz Ruçin.

Ky i fundit do të paraqesë në kryesi raportin e kontributeve politike të deputetëve, pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e grupit parlamentar, në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare; praninë e tyre pranë bazës socialiste dhe elektoratit; si edhe ecurinë e deklaratave të tyre të pasurisë gjatë këtij mandati qeverisës.

Të pyetur për vërtetësinë e këtyre zërave për kontrollin e drejtuar nga Gramoz Ruçi, zyrat e Edi Ramës në PS dhe Kryeministri u përgjigjën njësoj: “No comment”.

Adriatik Llalla Edi Rama
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vëllai i reperit e qëlloi dhe i ndejti te koka teksa përpëlitej, Më pas i drejtoi armën dhe policisë…

12:17 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Doktori ‘diagnostikon’ krizën në PD: “Janë dy sëmundje’ dhe Antidoti është…

11:45 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Vëllai i reperit e qëlloi dhe i ndejti te koka teksa përpëlitej, Më pas i drejtoi armën dhe policisë…

12:17 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Doktori ‘diagnostikon’ krizën në PD: “Janë dy sëmundje’ dhe Antidoti është…

11:45 / May 28, 2022
Te fundit

Vëllai i reperit e qëlloi dhe i ndejti te koka teksa përpëlitej, Më pas i drejtoi armën dhe policisë…

12:17 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.