Kryeministri Rama emëron ministrin e ri të Brendshëm. Në vend të Sandër Lleshaj emërohet Bledi Çuçi.
Rama në twitter:
Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.