Kreu i PD-së, Sali Berisha, në seancën e sotme parlamentare, iu drejtua me një thirrje ministreve, ku iu kërkoi që të mos e lejonin Ramën që t’i keqpërdorë për ruajtjen e imazhit të tij.
Sipas tij, Rama hajdut ka qenë dhe hajdut do të mbetet.
“Tenderat fitohen me 99,9% të fondit limit. Mos t’u keqpërdor Edi Rama për imazhin e tij, Edi Rama, hajdut është e hajdut mbetet. Rama përdor firmat tuaja. Dekreti nuk vjen për pensionistët e për fermerin që po falimenton çdo ditë e më shumë.”
Nga ana tjetër, ministrja Elisa Spiropali, në përgjigje të deklaratëve të Berishës, u shpreh se gjuha e “shthurur e demokratëve” në Kuvend tregon se ata janë të babëzitur për pushtet.
“Nëse ka një stoli të cilës i është rënë në qafë në këtë Kuvend ajo është fjala e gjuhës shqipe. Të errur nga inati se sa më shumë përparojnë në luftën e tyre të brendshme, aq më shumë i largohen pushtetit që ëndërrojnë të bëjnë gjërat që po përmendin këtu. Ata kujtojnë se të gjitha gjërat që i bëjnë vetë ose do të donin ti bënin vetë, kujtojnë se i bëjmë ne. Nuk ka krim më të madh se ta kthesh sallën e Kuvendit të Shqipërisë në një arenë të tillë të shpërfytyrimit të gjuhës shqipe. Ne sot duhet të diskutonim me gjuhën që na takon si deputet. Por ju jeni kapur pas flokëve të Saliut si i mbyturi që mbyt. Sa më shumë ju kapen në flokët e tij dhe flisni për qytetarët , por për qytetarët jemi ne që kemi qenë në krah të tyre, asnjë ditë të vetme si kemi lënë vetëm. Ju nuk merreni me qytetarët, ju doni të nxisni turmat që të shpëtoni Saliun.”