Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet për refuzimin e Kosovës për vaksinat: Me fushatën në Shqipëri merret Albin Kurti, unë s’merrem me fushatë në Kosovë

22:06 / April 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kurti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar refuzimin që qeveria e Kosovës ka bërë për dozat e vaksinave nga Shqipëria.

Rama është shprehur se është zgjidhje e tyre të pranojnë ose jo ndihmën tonë, por ne jemi të gatshëm dhe i kemi taksur dozat e vaksinave për arsimtarët në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk ka asnjë problem me kryeministrin Kurti dhe se nuk i intereson aspak se kush është personi drejtues, por mjafton që në këtë situatë të mos ndodhin shpifje siç ndodhi me një kryeministër më parë në Kosovë.

“Edhe ne në fazën e parë e kishim që do pranonim vetëm vaksinat që ishin të miratuara nga EMA. Ajo që ndodhi me BE më është dukur e palogjikshme e pajustifikueshme që në atë moment e gjithë kjo lagje në mes të Evropës , se ne jemi lagje në mes të Evropës sepse dhe ata u duket sikur jemi diku mes Greqisë, Kazakistanit ne jemi të rrethuar kufijtë tanë të jashtëm si Ballkan janë me Evropën. Dhe ato pa marrë mundimin që të thonë se kjo është situata pasi ne e pamë se të gjithë shtete u bënë individual dhe u mbyllën brenda por dreqi e mori nga 10 mijë vaksina 60 mijë gjithsej për të vaksinuar mjekët dhe infermierët që populli të shikojnë në Televizion dhe të rrinë si peshku pa ujë. Ku morëm dozat e para nuk morëm shumë dhe thash se këto nuk janë zgjidhja e halli tonë por të paktën Kosovën, sepse nuk kishim për të thënë gjithë Ballkanit, unë do të doja që të bëja dhe Maqedonisë dhe malit të zi. Pfizer nuk pranon që të marrin vaksina dhe të dërgosh vendeve të tjera, kemi pas probleme me Pfizer dhe nuk i kemi treguar deri në fund se kush janë. Unë i pata thënë shumë herë qeverisë dhe homologëve në Kosovë por kur kreu i Federatës së Shëndetësisë tha në rregull dhe pyetëm sesa ishin ai na konfirmoi se janë 11 mijë.

Pastaj Albin Kurti më dërgoi mesazh se kishin marrë një sasi nga Covax. Me fushatën në Shqipëri merret Albin Kurti unë nuk merrem me fushatë në Kosovë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit. Nuk e gjykoj fare refuzimin që bënë autoritetet në Kosovë. E respektoj kryeministrin pavarësisht si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes mjafto që të mos shpifi siç ka bërë në të shkuarën një kryeministër më parë”, ka thënë Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.