“Rritja e çmimeve po ndodh në të gjitha vendet e botës për shkak të luftës në Ukrainë”, tha kryeministri Edi Rama ndërkohë që mori si shembull Hungarinë, ku tha se nafta atje po jepet me racion. Më tej, Rama shtroi edhe pyetjen se “çdo bëjmë ne kur të mos ketë fare naftë? Protestat dhe ankesat e qytetarëve ai i cilësoi si bajate, ndërkohë që tha se ata duhet të pyesin bashkëatdhetarët e tyre që jetojnë jashtë nëse iu del që të kursejnë në fund të muajit.
“Disa nga kolegët e mi, thonë që kjo që bën ti çmenduri sepse është një supershpenzim. Ne nuk mund të shkojmë të godasim në pikat më të dobëta. Për sa i përket cili është shqetësimi im më i madh, sa ka lufta që ka filluar, sapo dalin pasojat e para, po çfarë do bëjmë sikur lufta të zgjasë pa fund, apo gjëja më e tmerrshme të mos ketë produkte, apo të mos ketë naftë fare.
Apo siç ndodh në Hungari, që e marrin me racion. Çdo bëjmë ne kur të mbajmë radhë për të marrë produktet. Çfarë do të ndodhte këtu sikur të mos ketë energji elektrike apo naftë. Isha në emiratet e Bashkuara dhe për këtë arsye isha atje, ne jemi në një situatë që mund të shkojë shumë më shumë… Ta shohim që çfarë do bëjmë me reagimin tonë, po ç’është kjo, që dalim në rrugë t’i zgjidhim punët“, ka deklaruar Rama gjatë një interviste të dhënë për News 24.
Pyetje: A ka pasur abuzime me çmimin e naftës?
Kryeministri Rama: Kemi zgjedhur një sistem ku duhet të jemi të qartë që të gjitha janë brenda. Nuk është kjo ndonjë shfaqje që ndodh vetëm në Shqipëri, këta janë bërë aq bajatë sa ia lënë të gjitha Shqipërisë. Po shkoni pyesni ata që punojnë në emigracion, në Itali që u shkon djersa poshtë kurrizit, pyesni a ju del të mbajnë lekë mënjanë. Kështu është situata, nuk është vetëm tek ne. Po ne nuk mund të dalim si pa karakter dhe të dalim të protestojmë. Lufta vjen edhe me lloj-lloj, edhe me spekulantë. Kjo është një fyerje me vetë Kushtetutën e tregut demokratik. Ne nuk hymë atje për të vendosur çmime, por që të bëhet transparencë, që të ulet marzhi i fitimit, që të rezistojnë dhe jo të fitojnë.
