Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp duke zbuluar sipas tij prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj 2017, ndërsa iu përgjigj edhe kërkesës së Ramës për hetimin e tij nga SPAK.
“Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe jo vetëm dhe me mijëra shqiptarë do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit të lartësohen çdo ditë. Ai bën thirrje të hetojnë Ilirin dhe Saliun, po kush i ka penguar ata gjatë këtyre viteve?”, vijoi ai duke kujtuar edhe poezinë e Avzi Nelës: Liri a vdekje!
