Kreu i qeverisë i është përgjigjur në Twitter akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për keqmenaxhimin e pandemisë së COVID-19.
Spitalet COVID nuk janë në kolaps dhe lufta vazhdon pa dyshim thotë Rama, ndërsa e akuzon Bashën se synon panikun dhe çoroditjen me dezinformime të përditshme.
“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, shkruan Rama.
