Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama i përgjigjet kritikave të Bushatit: Në Shqipëri nuk ka oligarkë

15:31 / May 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë publikisht kritikave të ashpra në Kuvend të ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me koncesionin në Porto Romano.

Në Shqipëri nuk ka oligarkë tha Rama, duke shtuar se është një term që përdoret në mënyrë të gabuar.

“Hapësirë e lirë diskutimi, qasjesh, pozicionesh dhe unë i mbetem asaj që kam thënë jo sepse e kam thënë unë, po sepse besoj edhe sot siç e kam besuar dhe në ditën e parë në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton ti referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzione. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, nuk janë ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët, oligarkët janë ata që influencnojnë drejt për drejtë vendimmarrjet e qeverisë apo parlamentit dhe diktojnë agjenda të caktuara politike në funksion të intersave të tyre. Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me intersat e vendit. Kështu që është një term që përdoret në mëmyrë të gfabuar, përsëritet pa pushim për të krijuar një ide të gabuar lidhur me një numër të caktuar njerëzish që nuk janë bërë të pasur nga hiçi pas ardhjes sonë në qeveri po kanë vënë pasurinë e tyre në shumë vite dhe që me ardhjen tonë në qeveri paguajnë më shumë taksa për shtetin shqiptar”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend më 30 prill, ish ministri i Jashtëm kërkoi që maxhoranca të ndahej nga oligarkët duke kërkuar të mos votohej nxitimthi kontrata me koncesionarët.

“Nuk i kuptojmë ne gabimet tona ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga atje, shkon energjia, shkon uji? Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelen çdo biznesmeni të ndershëm shqiptarë, po duhet të ndahemi me oligarkinë. Oligarkia është një problem shqëtësues në të gjitha vendet e botës dhe niveli i penetrimit politik dallon nga fuqia dhe fortësia e institucioneve”, tha në atë seancë Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.