Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama i quajti protestuesit me ide fashiste, Berisha i përgjigjet: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje…

13:58 / June 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në podkastin e tij “Flasim” sulmoi protestuesit që prej dy javësh për orë të tëra qëndrojnë në shesh duke kërkuar largimin e tij.

Në një videomesazh të ndarë në rrjetet sociale, Berisha shprehet se mbrëmë 200 mijë shqiptarë protesuan dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.

Sipas kryedemokratit Sali Berisha, lëvizja qytetare do ta realizojë qëllimin e saj, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar të tij.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare. Dje Tirana njohu protestën më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj, mbase 200.000 qytetarë vërshuan në sheshet dhe rrugët e saj në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Por siç ka faktuar historia, diktatorët të verbuar nga pushteti nuk dëgjojnë të tjerët, nuk njohin realitetin dhe së fundi nuk marrin ndonjëherë vendime të drejta.

Ai sot në monologun e tij u rrek përsëri të fajësojë protestën për turizmin, madje solli edhe shembuj të agjencive që protestojnë, e vërteta është se antimitingjet e Ramës por edhe të ndonjë agjencie janë të tëra akte antidemokratike mbasi armiku numër 1 i turizmit në Shqipëri sot për sot është Edi Rama. Jep dorëheqjen që të vijnë turistët meqenëse ti e shtrove në çështje kryesore.

U ndal gjerësisht në mendësinë e tij të vjetër komuniste për fashistët dhe thirrjet fashiste të protestuesve. Edi Rama me këto nuk mund të mashtrosh njeri.

Protestuesit janë në një mision të madh të përmbysjes së diktaturës autokratike që instalove bashkë me klanet e drogës, organizatat kriminale dhe qeveritarët e tu. Ndaj dhe ka vetëm një rrugë, jep dorëheqjen në mënyrë që kjo verë të shtrohet në verën e fitores së demokracisë, fitores së shqiptarëve.

Po në protestë ka dhe do ketë banorë, qytetarë shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri, që banojnë në Kosovë, Maqedoni, por që banojnë në mbarë Europën dhe botën.

Shqipëria është dheu i dashur i tyre dhe ata përjetojnë në dhimbje të madhe dramën e tmerrshme që i krijove këtij vendi duke përzënë nga Shqipëria si me platformën e Vaso Çubrilloviçit dy herë më shumë se sa serbët në Kosovë duke përzënë vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian 1 milion e 100 mijë shqiptarë në 10 vite.

Fole se dy gjëra nuk negocion ti, të ardhurat dhe rritjen ekonomike. Po ato të ardhura i përvetëson ti dhe oligarkët e tu kurse shqiptarëve u ngelen thërrime.

Ndaj dhe ajo që mbetet të bësh, akti më i rëndësishëm, jep dorëheqjen sa nuk është vonë. Ky revolucion, kjo protestë, kjo lëvizje nuk ka të ndalur, do realizojë plotësisht misionin e saj. Është një lëvizje çlirimtare në raport me diktaturën tënde autoritare. Lëvizja do fitojë” u shpreh Berisha ne pergjigjen ndaj Rames.

Berisha fashiste ide protestuesit Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fiku telefonin pasi u largua nga grupi i PS, deputetja Koçeku vlerësonte investimet në resorte një javë më parë: Shqipëria ka nevoje për to

21:40 / June 15, 2026

Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

13:55 / June 15, 2026

Protesta, Rama: Nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin apo Zvërnecin, qeveria do nxjerrë mësime

10:36 / June 15, 2026

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po anulojnë rezervimet! Po ngrihet bullizimi dhe fryma fashiste ndaj mendimit ndryshe…

10:53 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.