Kryeministri Edi Rama i bën thirrje Albin Kurtit, që të dalë nga guacka e vetizolimit dhe mos ta humbasë veriun e Kosovës, duke parë kudo armiq dhe tradhëtarë.
Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të LVV-së, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Twitter, Kusari-Lila i ka kërkuar Ramës që të mbyllë “Open Balkan”.
“I dashur kryeministër Edi Rama është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë Serbi nuk bëjnë”,-shkruan Kusari.
