Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama i tregon Majkos dhe Spiropalit pse i caktoi në Kavajë: Bufi e hëngri kreun e PD këtu, pasi nuk do njerëz të lirë

18:47 / May 6, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1746543307 edirama
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Kavajë kreu i PS-së, Edi Rama ndër të tjera tregoi edhe pse e caktoi Pandeli Majkon në këtë zonë. Rama tha se mazhoranca nuk dëshiron të jetë në borxh me Kavajën dhe Rrogozhinën dhe për këtë arsye caktoi aty ish-kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin.

”Iu them demokratëve të Kavajës, si ka mundësi të hidhni votën në kënetë? A ua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin nuk e bëri, por hëngri dhe Hysenin. I them Pandit pse erdhi këtu. Ne për Kavajën dhe Rrogozhinën nuk duam që të mbetemi në asnjë borxh. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit, Ilvën, Eldin, Antonetën dhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë historike dhe protagonist i ndryshimeve demokratike dhe një urë paqeje”, tha kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër, Rama nuk la pa përmendur dhe krahun rival në këtë garë zgjedhore, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendimin e Berishës për të lënë jashtë liste kreun e PD në Kavajë, ndonëse ky i fundit kishte dalë i parë në primaret e demokratëve. Sipas Ramës, Berisha nuk i do individët e lirë.

”Kreu i PD të Kavajës bëri një faj të madh, fitoi primaret në gjithë Tiranën dhe përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi. Ai nuk do individë të lirë, por skllevër. Nuk do qytete të bukura bufi, por vendbanime në hije. Dy pika e kanë mbështetur symbyllur bufin, Tropoja dhe Kavaja. Janë këto dy vende që kanë pasur më pak investime në kohën e bufit.

Të gjithë ata që fituan në primare, që kishin një fytyrë të tyre, dhe një njerzillëk, nuk janë në skuadrën e kënetës. Se nuk po them gjelin e detit të Peqinit. Bufi nuk e duronte dot gjelin”.

Kavajë Majko PS Rama spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Sundimi i ligjit nën lupën e BE-së! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK-ut

21:22 / June 16, 2025

Muzhaqi: Këshillat vendorë rinorë në 61 bashki të vendit kanë rol në zbatimin e programit të garancisë rinore

21:05 / June 16, 2025

”Emerald Azzurra”, kroçera luksoze në Durrës. Rama: Shqipëria destinacion për përjetime autentike

20:35 / June 16, 2025

Gjekmarkaj propozon Komisionin estetik: Të jepen çmimet Miss Oratoria dhe Miss Fjalimi, Toni Gogu kryetar jurie

20:18 / June 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.