Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Ia dolëm të mos rrisim çmimin e energjisë elektrike. Deri në 2030 synojmë ta kthejmë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë

10:07 / February 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 6 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria synon të kthehet në në vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030, ndaj edhe është investuar në burimet e energjisë së rinovueshme. I pranishëm në mbledhjen e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që zhvillohet për herë të parë në Tiranë, Rama u ndal te reforma në fushën e energjisë, ku theksoi se “ia kemi dalë të kemi një situatë të qëndrueshme dhe të mos e rrisim çmimin e energjisë, ndonëse kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjisë”.

Kryeministri nënvizoi se vendi është investuar në burimet e energjisë nga era e dielli dhe synimi është që të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100% i rinovueshëm. “Ne duam ta ruajmë këtë që kemi dhe të mos biem pre e tundimit për zgjidhje të lehta. Ndërkohë duam të zgjerojmë dhe intensifikojmë portofolin e sektorit të energjisë me të gjitha burimet e rinovueshme për energjinë”, theksoi ai.

Kryeministri u ndal po ashtu edhe te suksesi i Shqipërisë në turizëm, ku sipas tij, vendi po sheh një rritje shumë të fortë.“Menjëherë pas pandemisë numrat e turizmit po rriten dhe Shqipëria po përjeton një trend pozitiv. Aeroporti i Tiranës është renditur i pari në Europë për sa i takon nivelit të rimëkëmbjes pas pandemisë. Në të njëjtën kohë jemi renditur në vendin e tretë në rang botëror nga OBT për sa i takon rritjen së turizmit vitin e kaluar, pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Kjo pa pasur ndonjë aktivitet të veçantë si Kupa e Botës”, theksoi ai.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.