Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, inspektoi punimet që po kryehn në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Sipas Ramës, materniteti po rilind, përmes një investimi të konsiderueshëm të qeverisë.
Së shpejti, pritet të hapë dyert krahu modern i kompleksit, me kushte optimale dhe aparatura të fjalës së fundit, ndërkohë që do të nisë edhe rindërtimi i pjesës së vjetër.