Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama ironizon Berishën: PD do të vijë në parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur, sa kohë të jetë aty janë të pavotueshëm

20:09 / August 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar indirekt me Sali Berishën duke e cilësuar si dhëmballë të prishur të PD.

Rama thotë se Berisha i prish gjithë fytyrën PD dhe për sa kohë të jetë ai në parti, PD do të jetë e pavotueshme.

Gjithsesi kryeministri thekson se kjo nuk është arsye për t’u marrë me Berishën apo për të gëzuar për shpërfytyrimin e PD prej tij.

”PD do të vijë me dhëmballë të prishur, as nuk ka kurajo ta shkulë, as vullnet ta shqetësojë. Nuk është arsye për tu marrë me dhëmballën e saj, as për të gëzuar për shpërfytyrimin e PD. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty, fytyra e PD do të jetë e pavotueshme. Ne nuk e kemi pasur prej kohësh, edhe pse kemi lënë përshtypje, nuk duhet të kemi në fokus luftën me PD. Në fund të këtij mandati, nuk do të vlerësohemi për çfarë thamë e çfarë i bëmë PD-së, do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë. Luftën tonë ne e kemi me problemet e vendit dhe hallet e shqiptarëve, me opozitën kemi betejën politike, patjetër do e bëjmë, por me një qasje e cilësi të ri. Kemi eksperiencën e nevojshme për të kërkuar nga vetja shumë më tepër cilësi në komunikimin publik.”- tha Rama.

Në maj të këtij viti, Sali Berisha në cilësinë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit u shpall non-grata nga DASH. Një ditë më vonë ai njoftoi se do të padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken për shpifje teksa theksoi prerazi se nuk heq dorë nga mandati. Madje Berisha për vendimin non-grata ndaj tij ka akuzuar direkt Ramën dhe George  Soros.

Berishën Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.