Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama jep lajmin: Këtë javë do të nisë vaksinimi anti-Covid edhe te më të moshuarit

20:51 / February 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë kësaj jave vaksinimi anti-Covid do të shtrihet edhe në dy qytete të tjera, përkatësisht në Vlorë dhe Shkodër.

Gjatë pritjes së dozave të reja të vaksinës së Pfizer në Rinas, kreu i qeverisë deklaroi se po këtë javë përveç bluzave të bardha, do të nisë vaksinimi edhe te më të moshuarit.

“Jemi duke pritur që sipas kontratës kompania Pfizer të na lejojë që të zbatojmë edhe marrëveshjen me atë shtetin tjetër, që solli dozat e para. Në kontratën që Pfizer bën me vendet e tjera, për çdo lëvizje të kësaj natyre duhet aprovimi i Pfizer dhe ne nuk mund të aktivizojmë këtë sasi pa aprovimin e Pfizer. Me ardhjen e këtyre dozave sot dhe me pasjen e një qartësie për ato 40 mijë doza që janë konfirmuar, ne do fillojmë shtrirjen e vaksinimit gjatë kësaj jave në Vlorë dhe në Shkodër, dhe po ashtu hap pas hapi, në varësi nga kalendari i ministres, edhe në Elbasan, Fier. Paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe bluzave të bardha, do të bëjmë edhe fillimin e vaksinimit të më të moshuarve. Kemi të gjitha arsyet të jemi të bindur se ne mund ta realizojmë objektivin e vaksinimit të plotë për 14 muaj. Është vetëm çështje konfirmimi të sasive dhe disponimi të sasive. Me këtë lëvrim të Pfizer do të injektojmë masivisht vaksinën dhe me shpresë se në javët në vijim do të marrim konfirmime të rëndësishme nga AstraZeneca, por edhe me komunikimet që po bëjmë me disa shtete të tjera mike. Problemi i vaksinës mbetet një problem serioz në mbarë Evropën.

Një gjë dua t’ua përsëris atyre që nguten të japin mend, se kjo nuk është çështje fondesh, ne nuk kemi asnjë problem fondesh. Pra, vaksina nuk është në treg, që pret që blerësit të shkojnë ta marrin. Kjo nuk është një çështje vendesh të pasura apo të varfra, sepse ne nuk jemi në vendet e pasura dhe kemi një kontratë. Në rajonin tonë janë disa vende që nuk kanë asnjë plan konkret për të nisur vaksinimin. Mos më fusni në sherre me BE, që mbetet pika jonë e referimit. Është krejtësisht e padrejtë, e pajustifikueshme, që popujt në këtë zonë, mu në mes të BE, të rrinë të numërojnë sa vaksina u bënë në Greqi, në Itali, nëpër Evropë, ndërkohë që vetë presin të bëjnë vaksinën e parë. Apo të shohin Serbinë që bën mijëra vaksina kineze, edhe pse është në mes të Evropës. Nëse i është drejtuar Kinës, kjo ka ndodhur, sepse ndryshe edhe Serbia sot do të ishte njësoj si ne”, tha Rama.

covid moshuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.