Kryeministri Rama tha se në javën e parë të tetorit procesi do rihapet për të marrë ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Rama nuk la edhe ironitë me kreun demokrat Lulzim Basha. “Dëgjoj që thonë me ironi: Sapo erdha në aeroport. Dëgjoj të gjitha ironitë, sidomos nga ata që s’i kanë thënë kurrë punës mirëmëngjes. Nuk i kursejnë përqeshjet dhe sharjet. Janë fjalë që i dëgjon rëndom, por nuk kanë lidhje me realitetin. Jo se është rozë për të gjithë, dhe as transformimi ynë do ta bëjë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë. Nuk e kemi thënë, dhe se kemi ndërmend. Ballafaqohemi me shpifjet dhe sajesat. Fjala e popullit që kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës, e vërteta nuk ka veshur pantallonat, nuk rezulton e vërtetë. Pa e zgjatur dua të them që procesi për fillimin e punës u ndërpre nga karantina e përgjithshme. Procesin e ngrimë aty ku ishte dhe në pak ditë, në javën e parë të tetorit procesi do të rihapet. Do fillojë aty ku u ndërpre. Do fillojmë të presim ofertat ndërkombëtare. Do të doja të kishte filluar më parë, por eksperienca më ka mësuar se ka të papritura dhe vonesa. Dhe patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur të lidhet një kontratë. Projektet nuk nisin kur njerëzit shohin fadromat. Tërmetet goditën financat tona, ndërsa pandemia që u tunden themelet e botës. Nëse do të kishte ndodhur në kohën kur qeverisnin ata që sot flasin ata që bëjnë sikur vijnë nga hëna. Përdorin fjalën katastrofë vend e pavend, por atëherë do të kishte qënë katastrofë. Parafytyroni betejen kundër COVID në QSUT që gjetëm ne. Atë spital ku nuk kishtë asnjë lloj kushti për sterilizim dhe kushti. Njerëzit vareshin nëpër hekura, se nuk dinin kur të shkonin. Jemi në një “V”, me një rënie shumë të shpejtë dhe më një rritje shumë të shpejtë. Viti i ardhshëm do të ketë një tjetër hov ekonomik sepse kemi vendosur shumë baza. Ne nuk jemi kujtuar tani, ne jemi kujtuar më parë. Unë jam kujtuar edhe në kohën kur zotrote flije gjumë. S’ka lidhje rritja e pagave se kemi zgjedhje në prill. Sot na erdhën mundësitë. Po i rindërtojmë shtëpitë por edhe ato duan kohën e tyre”, tha Rama.
