Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama kërkon nga BE mbështetje për krizën energjitike dhe sulmet kibernetike: Do sulmohemi sërish!

11:26 / October 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 whatsapp image 2022 10 15 at 105836 1079x720 1665824766
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongres e Partive Socialiste Europiane në Berlin u fokusua tek kriza energjitike. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë.

“Kemi pasur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rëndë që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, i cili nuk është i njëjtë me pandeminë, por është i ngjashëm. Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një sistem të përbashkët mbrojtjeje të kontinentit europian për çështjet e sigurisë kibernetike.

Ai foli për sulmin e Iranit kundër vendit tonë, duke paralajmëruar se nuk do të jetë i vetmi.

“Besoj se do të përballemi me shumë të tjera, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë, dhe më duket e pabesueshme sesi Shqipëria nuk ka dalë me një sistem të përbashkët përgjigjeje kur bëhet fjalë për sigurinë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për çështjet e emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, një problem me të cilin autoritetet britanike janë marrë gjerësisht gjatë kësaj vere.

“Qeveria britanike na thotë që duhet t’i ndalim. Si mund të jetë puna e qeverisë shqiptare të vërë rregull në kanalin atje, nuk e di? Por e di që nëse nuk arrijmë të shkojmë në burimin e problemeve, dhe nëse vijojmë të flasim për Europën e bashkuar dhe më pas nuk veprojmë kur bëhet fjalë për të vepruar bashkë, do të humbim, dhe do të humbim shumë”, tha Rama.

“Sepse demokracitë kanë një disavantazh të madh kur bëhet fjalë për luftën ndaj autokracive. Kufiri i dhimbjeve për njerëzit që jetojnë në autokraci është shumë më i lartë se sa ai i njerëzve që jetojnë në demokraci”.

BE Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.