Kryeministri Edi Rama i kërkon Kuvendit që gjendja e Fatkeqësisë Natyrore në Tiranë, Durrës e Lezhë të shtyhet deri më 31 mars 2020.
Edhe më herët shefi i qeverisë është shprehur se gjendja e jashtëzakonshme mund të shtyhet edhe më shumë, pasi vendosi fillimisht 30 ditë për të.
Tërmeti i 26 nëntorit la të vdekur 51 persona, qindra të plagosur e ndërtesa të shembura e të dëmtuara rëndë, të cilat janë shpallur të pabanueshme. Rama tha se qeveria do të rindërtojë banesat e shembura dhe ka kërkuar ndihmë dhe nga vendet e tjera.
